Vdes Gunter Grass, Nobelisti gjerman që shërbeu në SS

Autori gjerman, Guenter Grass, fitues i çmimit Nobel për letërsi vdiq  në moshën 87 vjeçare, njoftoi sot fondacion që e mban emrin e novelistit.Autori i mbi 30 veprave dhe i librit “Daullja e Llamarintë”, lindi në portin baltik të Danzig, që tani quhet Gdansk, në Poloni në vitin 1927, ndërsa shumica e ngjarjeve të librave të tij u vendosën në këtë qytet.Për shumë njerëz, Grass ishte zëri i gjeneratës gjermane që u rrit pas Luftës së Dytë Botërore, gjeneratë kjo që mbante mbi supe barrën e fajit të krimeve të nazistëve.Për shumë Grass është i njohur për novelën e tij të parë por dhe për sekretet që ai mbajti për gati gjysmë shekulli. Grass ishte në moshën 6 vjeçare kur Hitleri dhe Gjermani morën kontrollin e qyetetit të tij Gdansk në Poloni. Katër vjet më vonë, Grass iu bashkua lëvizjes së të rinjve të Hitlerit. Në 2006 Grass pranoi vetë se kishte qenë ushtar i SS