SHBA, 2 vjeçaren e zë makina, vriten dhe 2 të tjerë
Një vrasje e dyfishtë pasoi një aksident tragjik, në të cilin një 41- vjecar shtypi me makinë një vajzë dy vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend në Miljuki të SHBA-së.Policia deklaroi se 41 vjeçari kishte ndaluar në vendin e ngjarjes për të ndihmuar viktimën, por u qëllua për vdekje pas një konfrontimiMediat lokale raportuan se në rrugën ku ndodhi aksidenti ishte edhe një vajzë e re. Një djalë 15 vjeçar u qëllua me armë zjarri gjithashtu gjatë kaosit që përfshiu situatën pas aksidentit. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti tu mbijetonte plagëve.NBC raportoi se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të lindur mes banorëve të lagjes ku ndodhi aksidenti dhe drejtuesit të mjetit. Megjithashtë policia nisi hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë .CBS 58/Oranews.tv/