Shteti Islamik merr përsipër sulmet në Tripoli
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër dy sulmet e kryera në ambasadën e Marokut dhe atë të Koresë së Jugut në Tripoli.Në një postim në Tëitter, ata konfirmojnë edhe sulmet e fundit kundër të huajve dhe ato në fushat e naftës libianeMilitantët e shtetit islamik kanë kryer sulmin në ambasadën e Marokut dhe atë të misionit të Koresë së Jugut në kryeqytetin Tripoli. Lajmi është konfirmuar nga vetë ata , të cilët kanë marrë përgjegjësinë nëpërmjet një postimi në Tëitter.Shpërthimi i bombës në ambasadën marokene, e cila ka selinë në rrethin Ben Ashour dëmtoi vetëm portën e saj. Autoritet thanë se nuk pati viktima apo të plagosur.Kurse të dielën persona të armatosur hapën zjarr mbi ambasadën e Koresë së Jugut po në Tripoli, duke vrarë dy roje sigurie dhe u plagosën 30 të tjerë. Autoritet thanë se nuk pati viktima koreane, duke shtuar se të plagosurit dhe të vdekurit ishin vendas. Ata thanë se po diskutohet alternativa e zhvendosjes, por nuk dha detaje te tjera.Ekstremistët islamikë deklaruan se kanë kryer të dy sulmet, gjithashtu ata morën përsipër të gjitha sulmet e kohëve të fundit kundër të huajve dhe ato në fushat e naftës libiane.