Boçi: Ramën me Brukselin e lidhin vetëm skandalet

PD i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të mos heshtë përballë akuzave të Brukselit për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i cili përcaktoi dhe kompaninë fituese për projektin e Lungo Mares në Vlorë.Duke ju referuar rastit të Peter Swinen arkitekt i qeverisë flamane , i shkarkuar nga detyra për tenderin që lidhet me Shqipërinë, Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, se me Brukselin nuk e lidh asgjë tjetër përveç skandaleve.Peter Swinnen, arkitekti i Qeverisë Flamane në Belgjikë është shkarkuar nga detyra për shkak të një tenderi lidhur me nismën e Edi Ramës "Atelier Albania".Në qendër të kritikave jane dy arkitektë belgë : Peter Swinnen, personi qe shpalli tenderin dhe Patrick Janssens, fituesi i tenderit.Deklarata e plote e Luçiano BoçitPas zbulimit te skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen.Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek Rama.Sipas shtypit belg, Peter Swinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar  mikun e tij.Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i Lungo Mares.Eshtë zbuluar se gara për ngritjen e kësaj punishteje ka qënë e pandershme, dhe fituesi është favorizuar në mënyrë të padrejtë.Autoritetet belge dhe mediat atje kanë konstatuar se asgjë nuk është rastësi, por një kalkulim i menduar mirë, që vjen prej njohjeve të hershme të arkitektit nën hetim me Edi Ramën.Njohje që kanë nisur nga koha e Bashkisë së Tiranës, ku ky arkitekt ishte i preferuari i Ramës dhe shfaqej pas çdo projekti.Një nga këta, Sheshi Skenderbej, një simbol i çrregullit, i kaosit, i nëpërkëmbjes së qytetarëve, që jo vetëm mbajti Tiranën të bllokuar për 4 vite por që në fund nuk parashikonte as zgjidhje për trafikun.Miqësia me arkitektin nën hetim ka kulmuar me projektin e tij për sarajet e Edi Ramës në Surrel.Të gjitha këto fakte të nxjerra nga autoritetet belge e shtypi belg. Por Edi Rama hesht edhe pse arkiva me skandale që lidhen me Belgjikën po pasurohet dukshëm.Pasi rezultoi si bllokues e fshehës i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani Edi Rama po shfaqet edhe me aferen e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane.Sot asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian./Oranews.tv/