Nuk e shijoi, Pallati i Mbretit Zog hap dyert në dimër

Misteri i pallatit që u ndërtua për mbretin Zog, që sot njihet si Pallati i Brigadave, dimrin e ardhshëm do të zbulohet.Kjo falë një projekti të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Ambasadën italiane dhe Fondin Shqiptaro Amerikan, që synojnë ta kthejnë ndërtesën, e cila u shërben më së shumti qeveritarëve, një vend ku të gjithë qytetarët mund të hynë lirisht.Michael Granoff: “Projekti është shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me trashëgiminë kulturore në Shqipëri. Ky është një projekt në të cilin njerëzit mund të vinë jo vetëm për vizitë, por edhe për të dhënë kontributin e tyre.Trashëgimia kulturore është pjesë e zhvillimit ekonomik të një vendi. Reastaurimi i Pallatit të Brigadave nuk përfshin vetëm fasadën e tij. Restaurimi i pallatit besojmë që do të përfudojë dimrin e ardhshëm. Ka shumë punë, ndaj nuk kemi kohë për të humbur”.Arkitekti, Artan Shkreli, shpjegon se gjëndja në të cilën ndodhet sot Pallati i Brigadave është e mjerueshme dhe kosto për restaurimin e saj është shumë e lartë. Sipas Shkrelit kjo ka qenë edhe arsyeja përse nuk është ndërhyrë më herët.Etapa e parë që ishte studimi i gjëndjes fizike e Pallatit të Brigadave tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të nisë faza e dytë që është shpallja e një konkursi ndërkombëtar ku do të paraqiten projektet për rijetëzimin e tij.