Uji në Marinzë, prej 1 prillit komuniteti furnizohet vetëm me autobote
Në Marinzë, banorët për të pirë, larë, e përdorime të tjera, ujin e marrin vetëm nga autobotet. Për të shmangur pasoja të tjera në komunitet, Komuna ka urdhëruar që edhe depozitat të furnizohen me autobote. Megjithatë sipas banorëve, në zonat periferike të fshatit, autoboti vjen rrallë, dy herë në javë.Fier- Banorët e Marinzës prej 1 prillit, kur edhe ndodhi shpërthimi i puseve të kompanisë "Bankers Petrolium" vijojnë të furnizohen me ujë të pijshëm falas nga autobotet.6 autobote deri 3-4 herë në ditë shkojnë banesë më banesë dhe kryejnë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët.Për të shmangur pasoja të tjera në komunitet, Komuna ka urdhëruar që edhe depozitat të furnizohen me autobote.Punonjësi i autobotit: “ 24 orë të jemi në dispozicion të banorëve të Marinzës, për ujë, për bagëti për ujë të pijshëm, për të gjitha. Dhe ujin e çojmë lart në depozita me pompat tona”.Por në Marinzë, ka edhe zëra mes banorëve që thonë se furnizimi me ujë nga autobotet bëhet një herë në 3-4 ditë dhe jo çdo ditë siçështë rasti i lagjes që ndodhet pranë kishës së fshatit.Banorja: “ Po uji vjen me autobot këtej, vetëm në lagjen tonë jo”.Sipas banorëve furnizimi me ujë është zgjidhur, por çështja që i bën ata mosbesues,është vlerësimi real i dëmeve prej Komisionit të ngritur posaçërisht për këtë çështje.Banori: “ Jemi në rregull me ujin. Ndërsa Komisioni vjen, por ne nuk besojmë më se jemi mashtruar njëherë. Nga këta të Prefekturës dhe të Komunës jemi gënjyer njëherë, na kanë mashtruar njëherë. Nuk besojmë. Erdhën njëherë tek shtëpia, thanë do ju paguajmë dhe kur erdhi puna na gënjyen. Kemi 2 vjet dhe nuk na dëmshpërblyen”.