Zhvendosja e Teatrit Kombëtar, godina e re në fazën e përgatitjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2015, 16:07
Godina e re ku Teatri Kombëtar do të zhvendoset është në fazën e përgatitjes.Kështu ka deklaruar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila theksoi faktin se deri në momentin kur gjithçka të jetë gati, puna në Teatrin Kombëtar do të vijojë normalisht duke prezantuar për publikun të gjitha shfaqjet e programuara në kalendarin artistik.Ndërkohë një tjetër projekt i Ministrisë së Kulturës është edhe rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit, ku brenda muajit prill do të hapet edhe gara për prezantimin e projekteve, nga të cilat do të përzgjidhet dhe ai fitues.Këto deklarata Ministrja Kumbaro i bëri gjatë prezantimit të projektit për rikonstruksionin e kishës në zonën e Karavastasë, një projekt i cili pritet të nisë brenda vitit 2015.