Prençi: Herët për të folur për shkaqet e zjarrit në magazinën e tapeteve
Shefi i Emergjencave Civile Prençi, në një dekalratë për Ora News tha se është ende herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit, pasi mund të kenë ndikuar shumë faktorë. Ai tha se parësore ishte mbrojtja e jetëve të punëtorëve, dhe se me shkaqet do të merren ekspertët/Shemsi Prençi: “Rreth orës 9 është dhënë njoftimi në sallën e shërbimit zjarrfikës se në autsotradë ka rënë zjarr. Ngritën shërbimin zjarrfikës. Njoftuam edhe zjarrfikëset e Durrësit të Krujës dhe të ushtrisë. Sapo morëm vesh që fabrika ishte me plhura dhe djegia e lëndës së parë ishte e lehtë futëm në veprim të gjitha shërbimet zjarfikëse, por edh mjekë sepse duke qenë një fabrikë kishte dhe punëtorë.Kur mbërritmë këtu përmasat e zjarrit ishin shumë të mëdha. Kishte edhe punonjës të asfiksuar.Mbi 8 zjarrfikëse ishin në veprim, por zjarri kishte shumë përmasa, lenda e parë ishte lehtësisht e djegshme. Kërkuam ndihëm e autoboteve të bashkisë së Tiranës. Iu drejtuam edhe bizneseve këtu pranë për të marrë ujë.Pasi të shuhet i gjithë zjarri, grupi i ekspertëve do veprojë për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Nuk mund të flasim për shkak, sepse fabrika punon me lëndë kimike dhe mund tëe jetë nga shkëndija elektrike, nga lënda e parë etj. Detyra jonë ka qenë shpëtimi i njërëzve."