PD: Rama kandidon trafikantin e drogës. PS përgënjeshtron
Partia Demokratike pas akuzave publike, ka provuar të faktojë se kandidati i Socialistëve për Bashkinë e Krujes, ka të shkuar kriminale.Nënkryetari i Demomrateve Edi Paloka, ka publikuar disa shkrime të mediave italiane që sipas tij faktojnë se Artur Bushi, është arrestuar në shtetin fqinj për trafik të lendëve narkotike.Edi Paloka tha se Rama duke kandidur Artur Bushin, aktualisht deputet për kryetar Bashkie në Krujë refuzon dekriminalizimin, pasi po i jep akoma më shumë pushtet trafikantëve.I menjëhershëm ka qënë regimi i Partisë Socialste, duke theksuar se kandidati i tyre për Krujën nuk është denuar ndonjëherë dhe sipas tyre këtë e fakton dhe certifikata e pafajsisë e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane.“Gjejnë kurajo ata që kanë kandiduar një vendim të sapo dënuar me vendim gjykate. Sa i takon rastit të deputetit Bushi institucionet italiane kanë pajisur me çertifikatë pafajësie ku shkruhet me të zezë e të bardhë se ai është i padënuar në Itali” tha Manja.Partia Socialiste ka zgjedhur si kandidat për bashkinë e Krujës, Artur Bushin, i clili është deputet i qarkut të Durrësit.
Ne foto: Ulsi Manja ne deklaraten per shtyp [caption id="attachment_493124" align="alignnone" width="476"]
Dokumenti i vene ne dispozicion nga PS per Artur Bushin[/caption] Deklarata e Edi PalokësMe kandidimin e Bushit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit. Jo vetëm e përzgjodhi dhe i hapi dyert e parlamentit, por tani po bën një pakt tjetër me trafikantin, duke u përpjekur për ti dhënë më shumë pushtet, duke sfiduar hapur qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë. Ora e drejtësisë po vjen. Tani dekriminalizimin do të bëjnë qytetarët e Krujës, duke refuzuar trafikantin, e duke zgjedhur ofertën e re.Edi Rama mbahet se e njeh mirë italishten dhe e viziton shpesh vendin fqinj. Ka qënë edhe në zonën e Varezes në Lombardi.Ja çfarë shkruan një gazete atje në 12 qershor të vitit 2010, rreth ndalimit të një bande që trafikonte drogë nga Holanda në Itali.Arresohet Artur Bushi, detto “Turi”, shkruan media italiane. “Une vera e propria banda”, thotë Varese neës.Media prej disa kohësh ka publikuar të dhëna për këtë ngjarje të arrestimit për drogë të deputetit të Edi Ramës, Artur Bushi.Ja ku është gazeta italiane. Kryeministri ynë italishtfolës, që e përzgjodhi detto “Turi”, për ta futur në parlament, tani ka vendosur ta kandidojë atë për kryetar të Bashkisë së Krujës.Shini tabelën në ekran. Aty është fotoja e kandidatit të Edi Ramës për Krujën. Kjo nuk është një tabelë e nxënësve të dalluar, por është shpallje e policisë italiane për bandën e drogës.Me kandidimin e Bushit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit.Jo vetëm e përzgjodhi dhe i hapi dyert e parlamentit, por tani kryeministri po e thellon inkriminimin duke bërë një pakt tjetër me trafikantin, duke u përpjekur për ti dhënë më shumë pushtet, duke sfiduar hapur qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë.Rama po del faqe botës jo vetëm si personi që hapi dyert e vërshimit të krimit në administratë, institucione e parlament, por edhe si kryeministri që mbron deri në fund skemën e tij kriminale.Nuk do tia dalë dot, kundër të gjithëve, kundër qytetarëve të vendit, kundër partnerëve ndërkombëtarë, kundër opozitës, kundër nevojës së kohës.Ora e drejtësisë po vjen. Tani dekriminalizimin do të bëjnë qytetarët e Krujës, duke refuzuar trafikantin, e duke zgjedhur ofertën e re.Dekriminalizimin do ta bëjnë mbarë shqiptarët me 21 qershor, duke refuzuar skemën kriminale, etërit e saj, Edi Rama dhe Ilir Meta.
[caption id="attachment_493035" align="alignnone" width="445"]
Në foto: Provat e paraqitura nga PD qe tregojne se Artur Roshi ka qene i denuar[/caption][caption id="attachment_493036" align="alignnone" width="411"]
Në foto: Provat e paraqitura nga PD qe tregojne se Artur Roshi ka qene i denuar[/caption][caption id="attachment_493037" align="alignnone" width="411"]
Në foto: Provat e paraqitura nga PD qe tregojne se Artur Roshi ka qene i denuar[/caption]