Eurodeputeti Kukan, i shqetësuar me deklaratën e Ramës për Kosovën

Kryetari i grupit parlamentar në PE për Serbinë, Eduard Kukan, ka bërë një reagim për deklaratën e Kryeministrit shqiptar se Shqipëria dhe Kosova do të bëjnë një bashkim klasik.Për madiat serbe, Kukan është shprehur se ishte bërë nervoz kur kishte dëgjuar këtë deklaratë të Kryeministrit shqiptar. Kukan ka theksuar se ai nuk e pëlqen një deklaratë të tillë.Në intervistën për “Blic”,Kukan tha se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë nuk ndikojnë drejtpërdrejtw në negociatat midis Beogradit me BE-në, por që ndikojnë në të gjitha vendimet dhe sjelljet politike, si dhe pamjen e përgjithshme e vend.I pyetur se a ka problem për Serbinë nëse do të marrë pjesë në paradën ushtarake të Moskës më 9 maj, Kukan tha se është vendimi i tyre dhe askush nuk mund të ju tregojnë se çfarë ata duhet të bëjnë.