Zona e Shpatit në Elbasan hap shtëpitë për vizitorët
Zona e Shpatit në Elbasan, aty ku gjenden dhe afresket e Onufrit, prej vitesh është kthyer në një destinacion për turizmin familjar. Turistët më të zakonshëm janë kryesisht të huajt nga shtete si Gjermania, Holanda e Zvicra, por edhe vendas. Banorët kanë çelur shtëpitë duke i përshatur me kërkesat e vizitorëve.Elbasan-Banoret e zones se Shpatit kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik duke dhënë një shembull për zhvillimin e turizmit familjarë edhe pse jo në rrethana jo të favorshme.Duke shfrytëzuar resurset natyrore turistike, vlerat kulturore dhe folkloristike të zonës, janë vetë banoret që po nxisin turizmin familjar.Janë restauruar 30 shtëpi, mikpritëse, që pritet të sjellin tek vizitorët vendas dhe të huaj krijimin e traditave të mikpritjes të zonës së shpatit.Promovimi i produkteve bio dhe ushqimit tradicional, mikpritja, rikthimi vlerave të traditave të vjetra të punimeve të qylymave dhe velencave të punuar me lesh, si dhe trajnimi i të rinjve të zonës, janë disa prej aspekteve ku është fokusuar në zhvillimin e turizmit.Promovimi i zonës turistike të Shpatit në Elbasan ka krijuar mundësi për familjet që jo vetëm të angazhohen duke shitur produktet bujqësore dhe artizanale që prodhojnë, por edhe të gjenerojnë të ardhura ekonomike.Në Gjinar prej të paktën 3 muajsh është devijuar kalimi në një rrugë dytësore, për shkak të rrëshqitjeve masive në skarpatat anësore të aksit të vjetër.