Operacioni “autostrada”, arrestohen dhe 2 persona, një procedohet në gjendje të lirë
Kurbin-Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në afërsi të stacionit të furgonave në Mamurras dhe një i trete po procedohet në gjendje të lirë. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të vazhdimit të operacionit të koduar “Autostrada”Sipas policisë personat e arrestuar janë Eno Rama 20 vjeç, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën në një cantë 8 gram kanabis sativa si dhe një shishe, brenda së cilës gjendej një lëng i bardhë si ai i parfumit.Personi tjetër i arrestuar është 34-vjeçari Gentjan. P pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronesi të tij në lagjen “Zef Hoti”,Mamurras,Kurbin,u gjetën dhe u sekuestruan dy makineta për lojra fati për të cilat nuk ishte i liçensuar për ushtrimin e këtij aktiviteti.Po ashtu në gjendje të lirë filloi procedimi penal për Gentjan. D u kap duke prerë 7 pemë të llojit plep me diametër 15 cm në një parcelë toke në Rrilë, në afërsi të rrugës Lezhë-Milot.Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për hetim mëtejshëm.