Pazari i Korçës, 2 mln $ për fazën e dytë të restaurimit
Zv/kryeministri Niko Peleshi dhe Presidenti i Fondit të Zhvillimit kanë inspektuar punimet në pazarin e Korcës. Një projekt i cili ka në bazë rikonstruksionin e pazarit duke ruajtur vlerat kulturore të tij.Ish kryebashkiaku i Korçës u shpreh se pengu i tij pasi mori detyrën e zv/kryeministrit ishte pikërisht përfunimi I këtij Pazari.Niko Peleshi: Një premtim të mbajtur të qeverisë shqiptare që nga projektet e para që financoi nga qytetet shqiptare ishte rikonstruksioni dhe restaurimi i pazarit të vjetër të Korcës. Unë jam shumë i lumtur për ketë sepse sic e thashë kjo nuk është një pasuri vetëm e qytetit, është një pasuri e arkitekturës shqiptare. Vitaliteti i këtij pazari është i garantuar, tani na duhet ta hijeshojmë atë, të nxjerrim në pah mozaikun arkitekturor të rreth 140 objekteve në këtë pazar.Për presidentin e Fondit të Zhvillimit, Michael Granoff, ky është një ndër projektet më ambiciozë në Korcë dhe sigurisht nuk do të jetë i fundit.Më vonë në një ceremoni të vecantë në ambjentet e Mësenjtores së Parë Shqipe, kryebashkiaku, Sotiraq Filo, i dorëzoi presidentit të fondit të zhvillimit, Michael Granoff, titullin "Qytetar Nderi i Korçës".