I mbijetuari i kampeve naziste rrëfen torturat në 70 vjetorin e Çlirimit të kampit Buhenvajd
2015-ta shënon 70 vjetorin e çlirimit të kampit të përqëndrimit të Buhenvajd. Një nga të mbijetuarit, Hajnrik Rotmensh kujton torturat dhe mjerimin që jetoi në kamp në aktivitetin përkujtimor të mbajtur në Weimar të Gjermanisë.Hajnrik thotë se në kohën kur u kap nga nazistët ishte 15 vjec. Gjithcka ndodhi më 25 tetor të vitit 1939, teksa ai po shkonte te xhaxhai i tij në një tjetër qytet dhe u mbajt në kampet e përqendrimit deri më 28 prill të 1945.Lindur dhe rritur në gjermani, Rotmensh po jetonte si cdo fëmijë tjetër, derisa identiteti i tij hebre i ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës. Pas 1939, ai kurrë nuk u takua me prindërit e tij dhë shumë vonë mësoi se nëna e tij vdiq në një dhomë me gaz në kapin famkeq të Auschwitz, kurse babai i tij u vra nga ushtria naziste, por askush nuk e di se ku. Vëllai i tij i madh mbijetoi në kamp, por vdiq në luftë në Lindjen e Mesme në 1949."Kanë kaluar 70 vjet. U rrita në tetë kampe përqendrimi. U transferova nga kampi Gross-Rosen i polonisë në atë të Buhënvajd. Më pas më dërguan në një qytett të vogël , në Tuttlingen," thotë hajnrik.Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën në kampet nazite gjatë luftës së dytë botërore, teksa ushtia naziste ka kryer masakrat më të mëdha ën botë vecanërisht kundër hebrenjve.Rotmensh dhe shumë të tjerë u shpëtuan nga ushtria franceze, pas marshimit të saj në gjermani.