Kodi i ri i punës, leja e lindjes pas 2 muajve mund të merret nga burri

Në ndryshimet e bëra në kodin e punës, pas 63 ditëve të lejes së lindjes së një gruaje, ditët dhe muajt e mbetura mund ti kalojnë bashkëshortit. 6 muajt e parë paguhen me 80% të pages, ndërsa 6 muajt e tjerë me 50% të pagës. Po ashtu nga nëna mund të merret dhe leja prindërore pa të drejt page, derisa fëmija të mbushë 6 vjeç.Tiranë- Me kodin e ri të punës, leja e lindjes të grave pas 2 muajve mund ti kalojë bashkëshortëve. Një grua që ka lindur i ka të detyruara 63 ditë pushim.Pas përfundimit të kësaj kohe ajo mund të vendosë të kthehet në punë duke i zvëndësuar 4 apo 10 muajt e mbetur me bashkëshortin.Drejtori i Inspektimit e Marrëdhënieve të Punës në Ministrinë e Mirëqënies, Erion Manohasa, shpjegon ndryshimet e bëra në kodin e punës.Manohasa: “Do bëhet opsionale zgjedhja e lejës së lindjes, të cilin mund ta marrë qoftë nëna qoftë babai. Tani jepet e drejta, në rast kthimi pas periudhës së detyruar 63 ditore të nënës që ka lindur që të kete një psuhim prej dy orësh dhe ti paguhet. Pra të punojë 6 orë dhe të paguhet për 8 orë."Ndryshime ka edhe për lejen prindërore.Manohasa: “Kemi dhe lejen prindërore, e cila është një leje që mund të merret për një periudhë minimale prej 4 muajsh, është lejë e papaguar përtej lejes se lindjes, dhe afatin maksimal mund të zgjidhet me marrëveshje me punëdhënësin"Leja vjetore e një punonjësi është e detyruar, ai nuk duhet të rrijë në punë me qëllim pagesën shtesë për 2 javë, apo më shumë. Me kodin e ri, qëndrimi në punë nuk ka kompesim financiar.Manohasa: “Nuk do i lihet më si opozion, ku punëmarrësit detyroheshin nga ana e punëdhënësve ku ata hiqnin dorë nga leja kundrejt pagesës përkatëse, tani nuk do jetë më një zgjedhje, por do jetë e detyrueshme që të kryehet kjo leje vjetore.Për ndryshimet e bëra në kodin e punës, i cili u miratua këtë të mërkurë në qeveri, ka punuar një grup pune me ekspertë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Ministrisë së Drejtësisë dhe gjykatave.