Ukrainë, AI akuzon separatistët për krime lufte

Amnesty International ka deklaruar se zotëron dëshmi që rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë ekzekutuar ushtarë ukrainas të mbajtur të burgosur, duke kryer kështu krime lufte.Sipas grupimit të të drejtave të njeriut, janë mbledhur prova për katër ushtarë të vrarë me gjakftohtësi nga afër, ndërsa për tre prej tyre ekzitojnë edhe pamje filmike të ekzekutimeve.Akuzat përforcohen nga një deklaratë e një prej komandantëve të separatistëve për gazetën "Kyiv Post", i cili prentedon se ka vrarë personalisht 15 ushtarë të zënë rob.Sipas drejtorit të Amnesty International për Europën dhe Azinë qendrore, këto pretendime duhet të hetohen thellësisht dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.Që prej shkurtit, mes separatitëve dhe ushtrisë qeveritare është vendosur një armëpushim i brishtë, i nënshkruar me ndërmjetësimin e Gjermanisë, Francës dhe Rusisë.Rreth 6000 vetë kanë humbur jetën që kur luftimet mes palëve nisën një vit më