Shijak, vidhnin banesa dhe lokale, 2 në pranga,1në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2015, 10:32
Goditet një grup kriminal i vjedhjes së banesave dhe bizneseve. Policia e Shijakut ka vënë sot në pranga dy të rinj, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim .Janë arrestuar Artan Tabaku 21 vjeç dhe Denis Shahini 26 vjeç, ndërsa në kërkim është shtetasi me iniciale SH.Z.Sipas bluve, te tre keta shtetas me precedent te meparshem penal, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer nje sere vjedhjesh ne Shijak dhe ne zonat perreth, si vjedhje banesash, lokale dhe vjedhje të tjera.Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.