Festivali i Gjirokastrës, Berati do përfaqësohet me "Bilbilat e Vrionit"

Berati ka përzgjedhur më të mirët e qarkut për t'u përfaqësuar në Festivalin folklorik të Gjirokastrës. Pas 6 muajsh punë, grupi i këngëve qytetare beratase, "Bilbilat e Vrionit" dhe grupi i valleve do të prezantojnë folklorin dhe traditat e kësaj treve, në Gjirokastër.Qarku i Beratit ka përzgjedhur grupin që do ta përfaqësojë në Festivalin Mbarkombëtar Folklorik që do mbahet në kalanë e Gjirokastrës.Grupi i këngëve qytetare beratase, "Bilbilat e Vrionit" dhe grupi i valleve, janë prezantuar para qytetarëve beratas me pjesët që do interpretojnë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.“Bilbilat e Vrionit” u nderuan me "Nderi i Qarkut", sëbashku me instrumentistin e njohur të gajdes Isa Pirre, pas vdekjes, titull që iu dorëzua familjarëve të tij.