Milano, 3 të vdekur në Pallatin e Drejtësisë. Dy prej viktimave gjyqtar dhe avokat
Tre të vrarë në Pallatin e Drejtësisë së Milanos! Bilanc tragjik në qytetin italian pasi një person i akuzuar për mashtrime financiare hapi zjarr në sallën e gjyqit. Paniku u dha në orën 11:00 kur u dëgjuan 4-5 të shtëna.Sipas mediave italiane, Claudio Giardiello, nxorri armën kur avokati i tij, Lorenco Apiani, hoqi dorë nga çështja. Kjo i kushtoi jetën avokatit, ndërsa Giardiello ekzekutoi edhe gjykatësin Fernando Çampi, këtë të fundit pasi ishte fshehur në zyrën e tij.Një viktimë e tretë u gjet nga auotoritetet në shkallët e godinës pa plagë armësh zjarri në trup dhe hipotezat janë se ka pësuar një atak kardiak nga frika.57-vjeçari Giardiello ishte në gjyq pasi kishte shpallur falimentin për të shmangur detyrimet ndaj shtetit.Ai është arrestuar nga forcat karabinierë ndërsa po përpiqej të arratisej me motor, pasi ishte ngujuar për rreth dy orë në godinën e gjykatës, që ndodhet vetëm 1 kilometër larg qendrës historike të Milanos, një pikë turistike mjaft e vizituar.Përveç fatit tragjik të viktimave, ngjarja e rëndë ngre dyshime mbi sistemin e sigurisë në Itali, sidomos pas masave të shtuara që prej sulmeve në Francë në revistën "Charlie Hebdo".Mediat italiane konfirmuan se sistemi i zbulimit të mjeteve metalike ishte në funksion të plotë dhe nuk kuptohet se si Giardiello kishte arritur të fusë një armë në gjykatë.13: 22 Shkon në 4 numri i viktimave. Humb jetën njëri prej të plagosurve.Ora 12: 41 Viktimat Fernando Ciampi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe avokati Lorenzo Appiani janë vrarë brenda në ambietet e gjykatës. Autori i cili tentoi të largohej me motor u arrestua në Vimercate, ndërkohë në shkallët e Pallatit të Drejtësisë është gjetur një person i tretë, i cili mendohet se ka gjetur vdekjen nga infarkti. Dy persona janë të plagosur rëndë.Ora 12: 22 Personi që ka qëlluar nuk është më në ambientet e Pallatit të Drejtësisë por është larguar me motor. Hetuesit flasin për 3 viktimaPersoni është larguar por mendohet se ndodhet ende në ambientet e Gjykatës.
Ora 12: 15 Gjyqtari është vrarë në zyrën e tij ndërsa viktima tjetër mendohet se është dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj autorit.[caption id="attachment_491211" align="alignnone" width="640"]
Ferndando Ciampi, gjyqtari i vrare[/caption]Ora 11: 55 Presidenti i Gjykatës së Apelit të Milanos ka konfirmuar se një viktimat është Ferndando Ciampi gjyqtar që merret me dosjet e falimentimit të bankave. Evakuohet Pallati i Drejtësisë.





