Janjiç: Rusia do ta njohë Kosovën, sapo t’i duhet ndonjë favor nga SHBA

Shtetet e Bashkuara e kanë marrë sërish 'komandën' në rajon, vlerëson analisti politik Dushan Janjiç, duke iu referuar mesazheve të muajve të fundit të cilat po i vijnë Serbisë nga qendrat politike dhe financiare botërore.Arsyeja për këtë, sipas tij është kriza ekonomike dhe zgjerimi i Rusisë nëpërmjet sektorit të energjisë në Evropë dhe faktin se BE iu kthye vetvetes duke lënë pas dore Ballkanin.Janjiç për Tanjug pohoi se ka besim që SHBA-të do të bëhet "lojtar kryesor" në rajon, ku gjithashtu do të jetë më aktive në sferën diplomatike dhe të mediave, si dhe në mbështetje të shoqërisë civile.Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t'i përgjigjet sfidave të krizave të mëdha ekonomike dhe sociale, përkatësisht veproi si "një shoqatë e aksionerëve të vegjël dhe të mesëm" dhe nuk u kujdes për Ballkanin."BE-ja kishte mundësi të ishte tërheqëse për Ballkanin, përkatësisht të inkurajojë dhe monitorojë Serbinë, Kosovën drejt BE-së, por fatkeqësisht ajo iu rikthye vetvetes", tha Janjiç, duke shtuar se çështja e integrimit në BE, por edhe Marrëveshja e Brukselit "nuk ka edhe aq vlerë".Sipas Janjiç, kjo është edhe arsyeja "pse askush në Bruksel nuk është ngazëllyer shumë dhe nuk u shqetësua për ndaljen e përkohshme të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës".Ai beson se SHBA dhe BE dëshirojnë që Serbia t'i bashkohet një ditë BE-së dhe NATO-s, ndërsa Serbia për Rusinë nuk shërben si një shtet për investim, por si një vend i shkëlqyer për të matur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.Sipas tij Rusia e mban Kosovën si 'karrem' dhe kur ta njohë pavarësinë e saj kjo histori do të përfundojë. Ai thote se shteti rus do ta njoh shtetin kosovar në momentin kur t'i duhet ndonjë favor nga shteti amerikan."Serbia do të thotë se Rusia nuk do ta japë Kosovën, por një ditë kjo do të ndodh", tha Janjiç.