Pashkët kthejnë radhët në Kapshticë, dhjetra automjete në pritje

Afrimi i datës së Pashkëve ortodokse ka bërë që mijëra emigrantë të lenë Greqinë për të festuar pranë familjeve në atdhe. Këtë radhë Kapshtica duket se po përballon fluksin e të ardhurve, pasi në doganën e Kakavijës, nuk konstatohet rritje e numrit të hyrje-daljeve për festën e Pashkëve.Afrimi i festës së Pashkëve Ortodokse ka bërë që mijëra emigrantë të këtij besimi të lënë Greqinë për pak ditë për të festuar pranë familjeve në Shqipëri.Në doganën e Kapshticës, ku punohet me 5 sportele, prej mesditës së të enjtes ka nisur fluksi emigrantëve që kthehen në atdhe.Në doganën e Kapshticës fluksi i udhëtarëve ka qënë i lartë, çka ka shkaktuar vonesa të vogla, por këtë herë vetëm në anën shqiptare, pasi duket se takimi i Konsulles së Shqipërisë në Selanik me autoritetet doganore shqiptare e greke duket se ka dhënë frytet e para.Prej mesditës së të enjtes nga pika kufitare e Kapshticës janë futur 4500 persona, me rreth 1500 automjete, ndërsa kanë lënë vendin rreth 2000 vetë.Ndërkohë në doganën e Kakavijës, nuk vërehet fluks kalimesh jashtë normales.