Televizioni francez TV5 Monde "peng" i hakerave pro-ISIS
Televizioni francez, TV5 Monde, pretendon se është bllokuar nga disa individë që pretendojnë të jenë pjesë e militantëve të Shtetit Islamik, duke ndërprerë transmetimet televizive, si dhe duke bllokuar faqen e vet në internet dhe në Facebook.Drejtori i Përgjithshëm i rrjetit me bazë në Paris, Iv Bigo, tha se transmetimet rinisën pjesërisht pas orës 01:00 të së enjtes, pas tre orësh ndërprerje, por pranoi se sistemi ishte dëmtuar rëndë pas një sulmi të paprecedent, siç e quajti ai, dhe mund t'i duhen javë për të rikthyer situatën në normalitet.Hakerat postuan dokumenta në faqen në Facebook të TV5 Monde, duke pretenduar se ishin karta identiteti dhe CV të familjarëve të ushtarëve francezë të përfshirë në operacione kundër ISIS, si dhe kërcënime ndaj trupave franceze.Hakerat kanë akuzuar gjithashtu presidentin francez, François Hollande, se ka kryer një gabim të pafalshëm duke u përfshirë në një luftë pa synim dhe si shpërblim ka marrë sulmet në revistën "Charlie Hebdo" dhe supermarketin hebre.Ndërkohë që Franca është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që lufton ISIS në Irak dhe Siri, mbi 1500 shtetas francezë i janë bashkuar organizatës terroriste, duke përbërë pthuajse gjysmën e luftëtarëve të huaj të mbërritur nga Europa.