Deklarata e Ramës, Ministria e Jashtme serbe udhëzime ndërkombëtarëve
Autoritetet serbe duket se nuk janë mjaftuar me qëndrimin e një dite më parë të zëdhënëses së përfaqësuesve të lartë të Komisionit Europian, Maja Koçijançiç mbi deklaratat e shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama.Gazeta serbe “Danas” shkruan sot se Ministria e Jashtme serbe është vënë në lëvizje në rrugë diplomatike, duke dërguar udhezimet perkatese në të gjitha misionet e organizatave ndërkombëtare si dhe Ambasadat e vendeve fqinje anëtare të BE-së dhe Këshillit të Sigurimit në OKB."Gjithashtu, me këtë rast, një letër i është dërguar kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me një kërkesë për të qarkulluar si një dokument në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Presim një raport nga misionet tona diplomatike në ditët e ardhshme, mbi të cilin do të informohet dhe publiku” citon “Danas” deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.“Danas”, citon gjithashtu këshilltarin e kryeministrit Rama, Shkëlqen Maliqi, i cili deklaron se deri dje nuk ka mbërritur asnjë notë proteste as nga Serbia dhe as nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me deklaratën e Ramës rreth një bashkimi të mundshëm klasik Shqipëri-Kosovë, në rast se BE nuk i hap rrugë procesit të integrimit të kësaj të fundit dhe liberalizimit të vizave.“Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë" ka dy alternativa dhe se të gjitha varet nga qasja e BE.Së pari, unifikimi përmes BE-së, megjithatë në qoftë se BE-ja vazhdon të mbyllë dyert për integrimin e Kosovës, atëherë e "dy shtetet do të jetë e detyruar për të bashkuar në mënyrë klasike"ka deklaruar Rama.Krahas reagimit të ashpër nga autoritetet serbe, deklarata e Ramës u kritikua dje edhe nga Komisioni Europian.Maja Koçijançiç, zëdhënësja e shefes së politikave të jashtme dhe çështjeve të sigurisë, Federika Mogerini, konfirmon për Ora News se ky qendrim nuk i shërben zotimeve të marra nga shtetet e Ballkanit Perëndimor për rrugën e tyre drejt BE-së.