"Besëlidhja" pirg plehrash, banorët: Kryebashkiaku vjen vetëm për vota

Lagjia “Besëlidhja” në Lezhë, është një prej zonave që prej banorëve krahasohet me zonat e thella malore për nga varfëria e mbeturinat që mbizotërojnë në të. Banorët thonë se paguajnë taksën e pastrim-gjelbërimit, ndonëse mbeturinat janë bërë pirg duke u kthyer në rrezik epidemie, ndërsa drejtojnë gishtin për këtë situatë nga kryebashkiaku Viktor Tushaj.Lezhë- Këto pamje nuk janë të ndonjë fshati të thellë malor, por i përkasin qytetit të Lezhës.Bëhet fjalë për bllokun e pallateve 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”. Gropa të mëdha me ujë që gjatë dimrit bëhen të pakalueshme, si dhe mbeturina në të gjitha anët janë panorama që të servir kjo lagje e harruar nga Bashkia e Lezhës.Ndërsa kjo e fundit ka lejuar ndërtimet shumëkatëshe dhe popullimin e zonës, nuk ka vënë dorë për të investuar në të. Sipas banorëve kjo lagje nuk ka asnjë ndryshim me fshatin me të thellë malor.Banorët thonë se jetojnë me frikën e shpërthimit të ndonjë epidemie, për shkak të mbeturinave që mbizotërojnë në të gjitha anët.Për këtë situatë ata drejtojnë gishtin tek kryebashkiaku Viktor Tushaj, që sipas tyre i ka mashtruar gjatë fushatës elektorale dhe në këtë lagje shkon vetëm për të marrë votat.Kjo është mënyra më e keqe e prezantimit të një qytetit turistik siç është Lezha, ndërsa qytetarët thonë se e kanë humbur shpresën se një ditë kjo situatë do të ndryshojë, pasi i zgjedhuri i tyre në krye të Bashkisë i mashtron prej 8 vitesh që mban këtë post.