Pengesat e të bërit biznes: Energjia elektrike, informaliteti, korrupsioni
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson klimën e të bërit biznes në Shqipëri me një sërë pengesash.Tre prej problemeve më të mëdha konsiderohen korrupsioni, furnizimi me energji elektrike si dhe ekonomia informale.Bizneset në Shqipëri përballen me tre pengesa kryesore korrupsionin, ekonominë informale si dhe furnizimin me energji elektrike.Në një raport të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim analizohet klima e të bërit biznes si dhe pengesat kryesore në vendet të cilat janë në tranzicion.Sipas BERZH pavarësisht përmirësimeve të furnizimit me energji elektrike, çështjet e energjisë elektrike mbeten një nga pengesat kryesore për ndërmarrjet në Shqipëri.Sipas raportit më të fundit, konkurenca nga ekonomia hije ose ekonomia informale, mbetet një pengesë kryesore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa korrupsioni cilësohet si problemi më i madh për ndërmarrjet e mëdha.“Po ashtu edhe administrata tatimore përfshihet në mesin e pengesave kryesore në realizimin e veprimtarisë për ndërmarrjet e reja”, thuhet në raport.Shqipëria renditet në të njëtin nivel me Taxhikistanin dhe Uzbekistanin përsa i përket problemit të furnizimit me energji elektrike nga komapnitë.Ankesat janë fokusuar kryesisht mbi besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike dhe ndërprerjet e energjisë.Nëpër të gjithë rajonin, i cili vlerësohet në tranzicion, ankesa e vetme më e madhe nga drejtuesit ishte rreth konkurencës së pandershme nga ekonomia informale, ku kompanitë nuk janë gjithmonë të regjistruara duke u shmangur nga pagesa e taksave, raportimi jo i saktë i të ardhurave, numrat e të punësuarve apo të pagave që ata paguajnë.Këto çështje janë parë si pengesa ndaj ndërmarrjes në gati një të tretën e vendeve të anketuara dhe në ekonomi të ndryshme si Azerbajxhani dhe Republikën Sllovake.Ekonomia informale dhe korrupsioni janë përcaktuar si probleme edhe për Kosovën.Ndërkohë që bizneset vlerësojnë se vitet e fundit ka pasur disi përmirësim në proçedurat gjyqësore dhe tregut të punës.BERZH ka njoftuar se kjo është hera e pestë që sëbashku me Bankën Botërore e kanë realizuar studimin e quajtur "Ambienti i Biznesit dhe Afarizmi i Ndërmarrjeve" për vitet 2013 dhe 2014.