Lezhë, sekuestrohen produktet ushqimore, shiteshin pa faturë tatimore

Mungesa e dokumenteve shoqëruese për mallin që tregtojnë ka sjellë sekuestrimin nga ana e Tatimeve të produkteve për 5 subjekte në Lezhë.Aksioni është përqëndruar në tregun e lirë, duke sjellë edhe veprimet e inspektorëve të kontrollit në terren.Furnizuesit e këtij tregu kishin mangësi në dokumentacion, e për pasojë ka ardhur edhe ndëshkimi i tyre.Besmir Zalli, inspektor i kontrollit dhe verifikimit në terren ka kërkuar nga subjektet tregtuese që të pajisen me dokumentacionin përkatës, pasi në rast të kundërt do të përballen me sekuestro të mallit dhe deri në ndjekje penale.Pavaresisht faktit që në Lezhë, ka nisur prej kohesh kontrolli mbi subjektet që ushtrojne aktivitet tregtar  dhe ka patur ndjekje penale, perseri kundravajtesit duket sikur "nuk i tremben ligjit".