Energjia, Berisha: Ulni TVSH-në o riktheni fashën 300 kw. Aministi për prapambetjet
Prej orës 10: 30 minuta në Kuvend vijon debati për dy pr/ligjet e fushës ekonomike, një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”.Pa surpriza, shumica në kuvend ka kundërshtuar propozizimin e PD për uljen e TVSH-së për energjinë në 6% nga 20% që është aktualisht.Më kot demokratët tentuan mbështetjen e mazhorancës duke i kujtuar se ky ishte një premtim i tyre elektoral.Ndoshta me sytë nga beteja e 21 qershorit, Ish kryeministri Sali Berisha, shkoi edhe më tej, duke propozuar amnisti faturat e prapambetura të energjisë apo rivendosjen e fashës mbrojtëse prej 300 kËShumica ia faturoi propozimin fushatës elektorale, dhe refuzimin, FMN nuk do ta lejonte një ulje të tillëNdërkohë, në seancë, ish kryeministri Sali Berisha iu rikthyer edhe një herë kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, që sipas tij po mbrohet nga dyshja Rama-Meta.Vetë Kokëdhima nuk ishte i pranishëm në sallë teksa ish kryeministri lëshonte këto akuza mbi të. Ai iu bashkua seancës plenare, kur Berisha u largua prej saj.Deputetët e PD-së bëjnë thirrje për ta votuar, ndërkohë deputetët PS kundërshton, duke deklaruar se bie në kundërshtim me FMN. Edhe ministrat,ai i Financave, Shkëlqim Cani, i Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe ministri Arben Ahmetaj e kundërshtuan.Shkelqim Cani: Po flisni për 16 miliardë lekë të ardhura Ministri i Financave kundërshton amendamentet e PD-së“Flisni sikur është një shumë për të blerë një paketë cigare. E kuptoni që po flisni për 16 miliardë lekë. 2/3 e prodhimit të brendshmë. I dini mirë po bëni sikur nuk i kuptoni.FMN e BB po e përmendim sepse janë partnerët tanë sepse biem dakord dhe mundohemi të mbajmë zotimet e s’mund të bëjmë ndryshimet në mes të vitit . Nuk mund të veprojmë për shuma kaq të mëdha me një indiferencë të tillë. Ju doni të shkatërroni dhe këtë revolucion që po bëhet në mbledhjen e të ardhurave nga pagesa e energjisë elektrike. Është një sukses që ju duhet tia njihni qeverisë tonë. Kjo është propaganda e radhës meqë po vijnë zgjedhjet. Hiqni dorë se është kot"Berisha: Aministi për prapambetjet Ish Kryeministri Sali Berisha propozon uljen e TVSH për cmimin e energjisë osë të rivihet fasha mbrojtëse prej 300 kw. Madje duke i bërë thirrje për ta votuar Berisha shkoi deri në propozimin e një amnistie për ata që nuk kanë të paguajnë.Sali Berisha: “2 vjet që nuk keni firmosur asnjë kontratë por vetëm keni përzënë. Ky është dështim. Ose ulni TVSH e energjisë në 6 % ose të kthejmë fashën mbrojtjëse 300 kv. Madje është jetike një aministi për të gjithë ata që kanë prapambejtje. Të bëhet një fillim i ri dhe qeveria të garantojë pagesën për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”Dy amendamentet u mbrojtën fillimisht nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ."Ekonomia po kalon momente të vështira. Paketa fiskale ka rritur taksat për 100% të qytetarëve. Të bëhet realitet ulja e TVSH-së për energjinë. Propozojmë që TVSH për energjinë të ulet nga 20 në 6 %. Ulja e TVSH s'ndikon në performancën e të ardhurave të OST, KESH, OSHEE Por për deputetin socialist Ervin Koçi "ulja e TVSh-së për energjinë ndikon negativisht në buxhet. Propozimet tuaja janë demagogji që do e marrin përgjigjen më 21 qershor." Grupi parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi një ditë më parë, se do të paraqesë amendimet e saj.[caption id="attachment_491150" align="alignnone" width="640"]
(Në foto: Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka ; deputeti i PS Ervin Koçi )[/caption]Sot voton dekretet e Nishanit për 2 anëtarët e Gjykatës së Lartë Kuvendi nis seancën ku pritet të votojë dhe dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça. Dy dekretet janë rrëzuar më parë nga mazhoranca në komisionin e Ligjeve, me argumentin se kreu i shtetit nuk është konsultuar me Kuvendin. Rendi i ditës i Kuvendit parashikon dhe ratifikimin e tre marrëveshjeve për financimin e projekteve në furnizimin me ujë të zonave rurale./Oranews.tv/