Shkrimtari Nasi Lera kundër Reality show si Big Brother
Shkrimitari Nasi Lera është kundër reality show, tip Big Brother, por dhe emisioneve të tjera realiy, ku siç thotë ai, njerëzit futen në një ambient të mbyllur e bëhen eksperimente.“Mos i krijo tjetrit iluzione për ta shkatërruar plotësisht” shprehet autori i disa librave me tregime, novela e romane i ftuar në emisionin “Kronikë e Pambaruar”Nasi Lera: Më trondit ndikimi i madh që ka media në jetën e njerëzve. Media mund të informojë ta bëjë jetën e bukur por dhe mund ta shkatërrojë, sidomos në disa reality shoë, ku njerëzit futen dhe bëhen eksperimente çfarë do të shpalosin njerëzit në një ambient të mbyllur me njëri tjerin sidomos kur mbi kokën e tyre qëndron një çmim i madh. E kam parë jo vetëm në emisionet tona, por dhe në Francë. Krejt u transformuan njerëzit. Pjesëmarrësit në këto reality shoë janë njerëz që kanë dhe shqetësime financiare. Kanë ëndrra shumë por nuk kanë mundësi financiare ti bëjnë realitet. Mos i ngjall tjetrit iluzione për ta shkatërruar plotësisht.”[caption id="attachment_491274" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Shkrimtari Nasi Lera[/caption]/Oranews.tv/