Pukë, shkrumbohet stalla e bagëtive, digjen lopë, dhi e derra

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës (8 prill.2015).Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:45 në fshatin Fierzë të komunës Fierzë në Pukë.Policia e Shkodrës bën me dije se stalla e bagëtive është në pronësi të shtetasit U. P, 61 vjeç, të cilit i janë djegur disa krerë lopë, dhi e derra.Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental nga rryma elektrike.