Kriza në Jemen, SHBA paralajmëron Iranin: Mos mbështesni rebelët

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, tha se Washingtoni është “shumë i shqetësuar” për mbështetjen e Iranit për kryengritësit shiit në Jemen, pas raportimeve se një flotë detare e Iranit ishte nisur drejt këtij vendi të Gjirit Persik.Press TV e Iranit, raportoi të mërkurën se anije luftarake iraniane janë drejtuar për në ujërat afër Jemenit, ku fushata ajrore e drejtuar nga Arabia Saudite po përpiqet të pengojë përparimin e kryngritësve huthi.Admirali Iranian Habibollah Sayyar, tha se flota do të ofrojë siguri për “linjat transportuese të Iranit” dhe do të mbrojë interesat e vendit në det të hapur. Ai tha se kjo po bëhet edhe për të mbrojtur anijet nga sulmet e piratëve.Sekretari Kerry tha ndërkaq se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër mbështetejen iraniane ndaj kryengritësve.“Irani duhet ta ketë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq derisa rajoni po destabilizohet dhe njerëzit po përfshihen në luftime të hapura përtej vijave kufitare ndërkombëtare dhe në vende të tjera”, tha ai.Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara, që e mbështesin fushatën e sulmeve ajrore arabe, “qartazi nuk po kërkojnë konfrontim”.“Por, ne nuk do të largohemi nga aleancat tona dhe as nga nevoja për të qëndruar në krah të atyre që ndjehen të kërcënuar nga pasojat e veprimeve që mund të bëjë Irani”, tha sekretari Kerry.