Njohja e ndërsjellë e patentave, miratohet marrëveshja me Serbinë
Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve me Serbinë.Marrëveshja e nënshkruar nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojša Stefanoviç dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me 17 dhjetor 2014, gjatë punimeve të Samitit të III-të të krerëve të Kinës dhe Europës Qëndore dhe Lindore në Beograd, parashikon që Serbia dhe Shqipëria të njohin reciprokisht lejet e drejtimit të lëshuara të lëshuara nga organet kompetente respketive.Njohja për herë të pare e lejeve të drejtimit kombëtare me Serbinë sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive, për periudhën e vlefshmërisë së tyre, por kjo proçedurë do t’u krijojë mundësi shtetasve të dy vendeve, të punësohen si drejtues mjeti me të drejta të barabarta, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë.Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë dhe së fundmi Malin e Zi.