100 ditët e fundit të Napoleonit si Perandor, ekspozitë në Paris

Ekspozita kushtuar 100 ditëve të fundit të Napoleonit si Perandor, para betejës fatale të Vaterlosë, dhe dashurisë së tij për Parisin, është hapur për të gjithë publikun francez, por jo vetëm.Nën sundimin e Napoleonit, Parisi u shndërrua qendra e jetës politike, diplomatike dhe sociale e Perandorisë së madhe.Në kushtet e historisë urbane, Napoleon Bonaparti, një nga figurat më interesante të Francës, është i njohur për ndërtimin e infrastrukturave të caktuara, të cilat e shndërruan Parisin në një qytet modern.Njohës i historisë dhe Atashe, Philippe de Carbonnieres shpjegon se si Napoleoni zhvilloi kapitalin e tij."Ai ndërtoi tre urat, trotuare, përmirësoi rrugët dhe restauroi të gjitha rrugicat që lidhnin shtëpitë e qytetarëve me rrugën kryesore. Përmirësoi gjithashtu edhe furnizimin me ujë, duke hapur disa burime, mos të harrojmë që në atë periudhë problemi i ujit ishte akut”.Në ekspozitë janë 134 gravura, rreth njëqind monedha, medalje dhe medalione, 53 piktura, disa dhjetëra plane arkitektonike, tetë kostume, shtatë vepra fotografike, pesë modele në miniaturë, një shfaqje me fotografi dhe një ekran që tregon fragmente filmash.Carbonnieres këmbëngul se Napoleoni pati një ndikimi të fuqishëm në Paris, por nga ana tjetër edhe ai vetë kishte një varësi ndaj qytetit dhe se ekzistenca e tij ishte i lidhur ngushtë me kryqytetin francez."Ajo që duhet të bëni është të qëndroni në këmbë dhe të shikoni katër pikat e kardinalit. Në veri është Madeleine, në perëndim harku i triumfit, në jug Dhoma e Përfaqësuesve dhe në lindje karuseli. Të gjitha tregojnë qartë lidhjen e tij me qytetin dhe shqetësimi për të e shoqëronte kudo që të ndodhej”.Dy shekuj pas rënies së Perandorisë së Parë, ekspozita eksploron marrëdhëniet komplekse ndërmjet Perandorit të parë të Francës dhe dashurinë e tij për qytetin e Parisit.Aty shfaqen shumëllojshëmri koleksionesh të huazuar edhe nga insitucione si Fondacioni Napoleon, Pallati Compiègne, Muzeu Louvrit, Kalaja e Versajës etj.Ekspozita e titulluar "Napoleoni dhe Parisi, ëndrrat e një kryeqyteti " do të jetë e hapur deri në 30 gusht.4 5 6