Edicioni i gjashtë i bienales "Stemperando" në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është përzgjedhur të mirëpresë edicionin e gjashtë të Bienales "Stemperando", një bienale ndërkombëtare e veprave të artit në letër.Në Bienale janë ekspozuar veprat e mbi 43 artistëve, ku pjesëmarrës janë edhe 18 artistë shqiptarë.Aktiviteti i zhvilluar per herë të parë në Tiranë, është përshëndetur edhe nga Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro.Bienalja "Stemperando" në Tiranë do të vijë nga data 8 prill-10 maj, më pas ekspozita do të paraqitet në Romë, ku do të bëhet edhe mbyllja Bienales.