Tsarnaev shpallet fajtor për 30 akuza, rrezikon dënim me vdekje

Fajtor për 30 akuza. Është ky vendimi që ka dhënë juria e Masacutsetsit për Dzhokhar Tsarnaev, i cili vrau tre persona dhe plagosi 264 të tjerë me bombat që shpërtheu në maratonën e Bostonit në vitin 2013, si dhe qëlloi për vdekje një polic katër ditë më vonë.Tashmë pritet vendimi i jurisë, nëse do ta dënojë me vdekje apo me burg përjetë, pa mundësinë e lirimit me kusht. Vendimi erdhi pas thuajse 12 orësh diskutime, të ndara në dy ditë dhe pas 16 ditë të mbushura me dëshmi.Avokatët mbrojtës pranuan se Tsarnaev ka kryer krimet për të cilat akuzohet, por thanë si ai ka vepruar duke zbatuar urdhërat e vëllait më të madh Tamerlan, 26 vjec, i cili humbi jetën pas shkëmbimit të zjarrit me policinë në Watertown.Prokurorët paraqitën prova se i pandehuri, me origjinë çeçene, i cili emigroi nga Rusia një dekadë para sulmit, kishte lexuar dhe dëgjuar materiale xhihadiste, madje kishte shkruar edhe një shënim në barkën ku u gjet i fshehur se bombardimi ishte akt hakmarrje për SHBA për operacionet ushtarake amerikane në vendet me shumice muslimane.