Durrësi, Mediu: Kandidati kundërshtar po ben tratativa që Duka të mos kandidojë

Fryma e Re Demokratike mesaduket e ka pritur një ftesë për bashkëpunim nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit. Këtë konstatim e ka shprehur Sali Shehu, Sekretari Organizativ i FRD në emisionin Tonigth Ilva Tare.Shehu tha FRD është duke e konsideruar ftesën e kryeministrit Rama, e cila sipas tij është një bashkëpunim jo programor, por politik. Po ashtu ai tha se negociatat me PS nuk mund të quhen të mbyllura.Ndërsa Fatmir Mediu, u shpreh i vendosur në kandidimin e Agron Dukës në Durrës. Kreu i republikanëve tha se kandidati kundërshtar i bashkise ne Durres po ben tratativa qe Duka mos kandidoje.tonightNjë pjesë nga diskutimi në studioSali Shehu: Ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe i përmbahemi kësaj. Ne kemi pritur realisht një ftesë nga PD, spektri i djathtë, kjo nuk ka ndodhur. Ne jemi duke konsideruar një ftesë që ka bërë kryeministri i Shqipërisë për një bashkëpunim jo programor, por bashkëpunim politik në zgjedhjet e 21 qershorit. Ne kemi qenë pjesë e komisionit për reformën administrative territoriale. E kemi mbështetur këtë reformë, kemi cuar edhe propozimet tona dhe mbështesim në pikëpamjen programore të FRD një pushtet funksional dhe ajo ai pushtet që ishte deri sot.Ilva Tare: Po si mund ta zbatoni programin tuaj, si forcë e djathtë brenda një koalicioni të majtë ?Sali Shehu: Ne kemi bërë një takim me kryeministrin dhe me palën e aleancës për shtetin, ne jemi duke konsideruar ftesën që ka bërë kryeministri. Kemi ofruar opsionin tonë për këtë bashkëpunim. Ne nuk lëvizim nga programi dhe qëndrimi ynë si forcë e djathtë. Ne kemi opsionet tona për kushtetuën për ligjin zgjedhor për reformën në drejtësi...Ilva Tare: Mund të quhet e mbyllur kalimi juaj në koalicionin e Ramës?Sali Shehu: Nuk quhet e mbyllur, jemi në bisedime, e kemi konsideruar ftesën. Sigurisht që do ta konsideronim edhe ftesën e PD nëse do të vinte, por kjo nuk ndodhi për arsye që e dinë ata. Ne jemi stoik në këto qëndrime, do ti kërkojmë cdo aleance që të rrimë besnik programit që kemi tani për shtetin dhe qytetarin. Ne kemi qenë kundërshtarë të ndryshimeve kushtetuese të 2008 dhe i qëndrojmë asaj...Ilva Tare: I ka bërë dhe zoti Rama ato, jeni në dijeni nuk i ka bërë vetëm Berisha...Sali Shehu: Sigurisht, por kanë një ndryshim, Rama ka pranuar publikisht që ka qenë një ndryshim i nxituar kurse Berisha nuk e ka pranuar. Ne kundërshtojmë mënyrën si është kodi zgjedhor për partitë e vogla.fatmir mediuIlva Tare: Çfarë po ndodh mes PR dhe PD?Fatmir Mediu: Ne kemi qenë 24 vjet në koalicion me PD dhe do jemi në koalicion me PD. Ne nuk kemi kushtëzuar PD, kemi këruar që nregociatat të zhvillohen në bazë të disa parimeve që zhvillon një koalicion. E para është transparenca në vendimmarje, pra nëse kemi kandidat të përbashkët ne duhet të gjykojmë se kush janë këta kandidatë të përbashkët.  E dyta është kolegjialiteti, sepse kërkohet një vendimmarje e përbashkët, sepse kandidati ka nevojë edhe për mbështetjen e armatës së këshiltarëve, kjo ka qenë një tjetër kërkesë e jona. Pa dyshim propocianiliteti, por këtë nuk e kemi parë sesa zona do të marrë PD sepse nuk e kemi gjykuar asnjëhëerë të rëndësishme se ne duam këtë zonë apo atë zonë. E kemi parë si angahzim të përbashkët dhe ti mbështesim kandidatët. Dhe për këtë PR i ka propozuar PD që ti shikojë si propozime të mundshme.Ilva Tare: Kanë qenë propozime të PR apo të PD?Fatmir Mediu: Një pjesë e tyre kanë ardhur edhe propozimet e PD, qoftë edhe për drejtues të PRIlva Tare: Një rast konkret?Fatmir Mediu: Po ju marr rastin e Librazhdi, por ka edhe raste të tjera.   Elementi i shtuar është rasti i Dukës.  Për më shumë se një vit zotit Duka i është kërkuar të kandidojë në Durrës.Ilva Tare: Nga Kush?Fatmir Mediu: Nga strukturat e PD në Durrës, mbështes të PD dhe pastaj nga Basha. Më skeptik ishte Duka dhe unë. Ideja ka qenë si të punojmë për të fituar Durrësin, sepse Duka ka një potencial në Durrës për të fituar. Kemi bërë disa sondazhe, të cilat mendoj se vlejnë. Pas këtyre sondazheve i është thënë Dukës që të zhvillojë strukturat për të filluar fushatën. Ajo që ne themi është se kush është problemi në moskandidimin e Dukës, sepse nëse Duka nuk kandidon Durrësi do të shkojë majtas.  Durrësi ka një historik të tillë, ku për fatin e keq kandidaturat imponohen nga diskutimet për të nxjerrë kandidatin më të dobët dhe të influencuara sidomos nga pala kundërshtare. Pra pala kundërshtare në rrugë të ndryshme, qoftë edhe korruptive sepse pala kundërshtare nuk është e interesuar që të ketë një kundërshtar të fortë për të humbur bashkinë. Në mënyra të ndryshme manipulative…Ilva Tare: Ca provash keni?Fatmir Mediu: Kandidati i bashkisë së Durrësit po bën të gjtha tratativat që mos të jetë zoti Duka kandidat, këtë e di jo vetëm unë, por e di një pjesë e mirë e strukturave të PD.Ilva Tare: Po pse zoti Basha duhet të influencohet nga tratativat…Fatmir Mediu: Në këtë pikëpamje ajo që kërkojmë ne është të qartësojmë këtë pozicion dhe pas qartësimit kemi në dorë vendimmarjen tonë. Ne duam të fitohet bashkia e Durrësit nga e djathta, me ose pa emrin e Dukës, por nëse Duka është fitues dhe ne po shikojmë edhe mundësinë e kandidimit të Dukës të vetëm.Ilva Tare: Cila ka qenë përgjigjia e zotit Basha ndaj jush dhe Dukës, pse nuk ka një shpallje kandidimi?Fatmir Mediu: Por mendohet që PD ta fitojë vetë DurrësinEmisioni i plotë