Fiqri Kllari nderohet me titullin "Ambasador Nderi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet"

Konsulli i Nderi i Bosnje Hercegovines, Fiqiri Kllari, u nderua me titujt "Ambasador Nderi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet" dhe "Honoris Causa" nga kryetari i Akadamise Universale Boterore të Paqes Madhu Krishan.Në një ceremoni të vecantë në pallatin e kultures "Aleksandër Mosiu" në Durrës, me praninë e përfaqësuesve të komunitetit boshnjak, të pushtetit lokal e jo vetëm, Kllari e konsideroi privilegj marrjen e titujve të akorduara.Titujt ju dorëzuan nga kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako dhe kryetari i Akadamise Universale Botërore të Paqes Madhu Krishani, të cilet theksuan se nderimi i Fiqiri Kllarit vjen pas kontributit të dhënë ndër vite.Banorët e komunitet boshnjak të vendosur prej dekadash në fshatin Koxhas e Borake të komunës Xhafzotaj, e vlerësojnë Fiqiri Kllarin, si një njeri me humanizëm dhe kontribut të vecantë në dobi të komunitetit boshnjak.