Kosova, Koçijançiç kundër Ramës për bashkimin: Provokimet s'pranohen
Bashkimi Europian i quan të parpanueshme deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, qoftë përmes ingtegrimit në BE, qoftë me mënyrën klasike të bashkimit të dy shteteve.Maja Koçijançiç, zëdhënësja e shefes së politikave të jashtme dhe çështjeve të sigurisë, Federika Mogerini, konfirmon për Ora News se ky qendrim nuk i shërben zotimeve të marra nga shtetet e Ballkanit Perëndimor për rrugën e tyre drejt BE-së."Pasi verifikova atë që Kryeministri Rama ka deklaruar në intervistë, theksojmë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë europiane, vendosur nga Bashkimi Europian në nivelin më të lartë politik.Të gjithë partnerët në rajon kanë konfirmuar përkushtimin e tyre ndaj këtij synimi dhe ambicjet e tij për të plotësuar kriteret e nevojshme, në respekt të plotë të parimeve dhe standardeve të Bashkimit Europian.Vendet po përparojnë me ritmin e vendosur prej tyre në këtë drejtim dhe ne presim që të bëhen përpjekjet e nevojshme për më tepër progres.Në përkushtimet e bëra përfshihet gjithashtu bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst, çdo deklaratë provokuese është e papranueshme", shkruan Koçijançiç.Deklarata e Ramës u kritikua ashpër edhe nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, i cili i premtoi homologut shqiptar se Shqiperia dhe Kosova nuk do të bashkohen kurrë.Po çfare deklaroi Rama ne Ulqin?Reagimet pasuan një intervistë të përbashkët të kryeministrit, Edi Rama me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, pak kohë pasi që të dy u nderuan me titullin “Qytetar Nderi i Ulqinit”.Rama deklaroi se “puna e përbashkët ndërmjet dy qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI, në funksion të një Bashkimi Evropian”.“Unë besoj që ka dy mënyra për ta kuptuar këtë. Njëra mënyrë eshtë mënyra tradicionale e Bashkimit Kombëtar, me ato hartat e vizioneve nacionaliste dhe romantike të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, dhe mënyra tjetër është për ta avancuar procesin e integrimit në një formë të tillë që gjithë shqiptarët në rajon të jenë pjesë e BE-së”.Ky qëndrim i Kryeministrit Rama ka gjetur mbështetjen e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.“Unë jam më se i bindur se shqiptarët kanë edhe aftësi edhe mundësi, kanë potencialet, kanë edhe përgjegjësi edhe vizionin që të lëvizin përpara, në drejtimin çfarë edhe janë përcaktuar me vullnetin qytetar edhe misionin politik të lidershipit të tyre. Ndërsa sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar, Edi tha shumë mirë dhe sot janë rrethana të tjera”.Autoritetet serbe reaguan me zemërim ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian dhe qasjen që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi.Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, citohet nga mjetet serbe të informimit të ketë thënë se “Kosova dhe Shqipëria, nuk do të bashkohen kurrë, në formën klasike. U lutem udhëheqësve shqiptarë që të ndalen së provokuari jo qëndrueshmërinë në rajon”, citohet të ketë thënë ai në një postim në rrjetin social Twitter.Edhe zyrtarë të tjerë serbë thanë se deklaratat e kryeministrit Rama “janë kërcënim për paqen dhe qëndrujeshmërinë në rajon dhe thirrje e rrezikshme për ripërcaktim kufijsh në Ballkan”.