Sheiku që do ndërtojë në Londër ndërtesën me 6 kate për 114 makinat luksoze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2015, 09:52
Makinat luksoze të sheikut nga Dubai, Muhammed bin Rashid Al Maktoum tashmë do të parkohen në një ndërtesë 6 katëshe që do të ndërtohet në Londër.Muhammed bin Rashid Al Maktoum që është një nga njerëzit më të pasur në botë, në planin e ndërtimit të parkingut ka edhe një hotel me pesë yje, që do të shfrytëzohet nga shoferët e tij personalë.Ndërtesa me gjashtë kate do të ndërtohet afër helipadit në Batters, që ai dhe 23 fëmijët e tij, sapo të arrijnë me helikopter, të marrin veturat e tyre në afërsi.
