PBDNJ e ndarë me PS dhe në Himarë. Fredi Beleri kandidati përballë Jorgo Goros
Himara duket se do të ndajë edhe në zgjedhjet e 21 qershorit, Partinë Socialiste nga aleati i saj PBDNJ, kjo e fundit në bashkëpunim edhe me OMONIA-n ka shpallur tashmë kandidatin e saj.Në daljen e tij te parë publike Fredi Beleri tha për Ora News se PBDNJ dhe OMONIA-n tashmë i kanë dhënë targetin e kandidatit.Nga zyrat e OMONIA-s në Himarë Beleri theksoi se : “Bashkëpunimi mes PS dhe PBDNJ-së nuk ka qënë kurrë në nivelet që duhej dhe PBDNJ nuk ka marrë atë çfarë priste nga koalicioni. Beleri shtoi se në takimin me kryeministrin Rama ky i fundit u ka thënë se beteja për Himarën do të jetë demokratike, cka hedh poshtë cdo aludim për një kandidat të vetëm në Himarë .Ne e njohim tashmë rivalin, shtoj Beleri ai është Jorgo Goro dhe Koco KokëdhimaI pyetur për ndonjë bashkim të mundshëm të partive që përfaqësojnë minoritetin ,Beleri tha se : Janë të hapur për bashkëpunim me grupet e tjera minoritare sikurse Mega.Ai nuk ka lanë pa përmendur edhe hapësirat për një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike. Aktualiasht Kreu i OMONIA-s është në tratativa me Mega-n për të arritur dakortësin për Himarën . Ai ka përjashtuar ndërkohë në mënyrë kategorike bashkepunimin me të majtën ndërsa u shprehë se :“Partia Socialiste nuk ka respektuar aleancën me ne nuk na respektoj me ndarjen e re territoriale, nuk na ka respektuar marrëveshjen as në investime për Himarën.Ai e ka cilësuar ndarjen territoriale një ndarje për qëllime politike e cila ka sjelle dhe divorcin mes PS dhe PBDNJ në zgjedhjet vendore të 21 qershorit./Oranews.tv/