Lirohet pengu holandez në Mali, ishte kapur në 2011

Forcat franceze kanë arritur të lirojnë shtetasin holandez, i cili mbahej peng në Mali që në vitin 2011 nga militantët e Al-Kaedës. Sipas ministrisë së Mbrojtjes franceze, Sjaak RIJKE, i cili u rrëmbye në Timbuktu në nëntor të vitit 2011, u lirua të hënën gjatë një operacioni të posaçëm dhe është transferuar i sigurtë në një baze të përkoshme në verilindje të Malit, saktësisht në Tesali.Gjatë operacionit pati luftime mes palëve, ku si pasojë forcat franceze vranë 2 militantë dhe kapën dy të tjerë. Ministri i Jashtëm holandez Bert Koenders tha se RIJKE ishte në gjendje të mirë, duke marrë parasysh rrethanat, por ndodhet nën mikëqyrjen e mjekëve."Lirimi i RIJKE thekson vendosmërinë e patundur të Francës për të luftuar grupet e armatosura terroriste në rajonin e Sahelit, si pjesë e operacionit Barkhane," tha ministria franceze në një deklaratë.Në nëntor të 2014, grupi i Al Kaedës publikoi një video të pengut nga Holanda së bashku me një shtetats francez, Serge Lazarevic. Ky i fundit u lirua pas tre vjetësh në këmbim të katër militantëve me lidhje me al Kaedën në Afrikën e Veriut.Franca nisi ndërhyrjen kundër militantëve të Al Kaedës në ish koloninë e saj Mali në janar të 2013. Kurse trupat hollandeze janë vendosur në Mali, si pjesë e misioneve paqeruajtëse nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.