PR prezanton pa PD Agron Dukën si kandidat për kryetar bashkie në Durrës
Fatmir Mediu ka prezantuar në Durrës i vetëm, pa PD Agron Dukën si kandidat për kryetar bashkie në këtë qytet. Fatmir Mediu shpreh bindjen se kjo kandidaturë është e vetme për një përfaqësim të denjtë të qytetarëve. Ai tha se ka qenë vetë Basha që ka propozuar Dukën.Në fjalën e tij, kreu i PR ka deklaruar se në rast nuk ka një marrëdhënie të drejtë me PD, atëhere Mediu la të kuptojë se forca e tij politike do të dalë e vetme në zgjedhje.Fatmir Mediu: “Do kërkojmë partneritet të drejtë, do kërkojmë marrëdhënie të drejtë dhe në fund fare, nëse nuk ka marrëdhënie të drejtë, atëhere ne do t’i drejtohemi padyshim qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, me figura që ne pretendojmë të kandidojmë në 61 bashkitë, për të treguar që ne jo vetëm jemi në opozitë, por e djathta nuk është pronë e kërkujt. Ka qenë këmbëngulja e zotit Basha që Duka të kanidonte për bashkinë Durrës, edhe me këmbënguljen. Pra zoti Duka nuk ka kërkuar të kandidojë, zotiti Duka i është kërkuar të kanidojë”Ndërsa vetë Duka ka thanë se jemi në negociata për të gjetur një njeri që na çon drejt fitores