Ligji i i për turizmin, investitorët qera 1 euro për 99 vjet, ose në pronësi
Investitorët që kanë si synim sektorin e turizmit tashmë mund të përfitojnë nga pasuritë shtetërore, duke i marrë ato në zotërim vetëm me 1 euro. Ligji i ri për turizmin tashmë ka kaluar në parlament dhe sanksionon gjithashtu edhe klasifikimin e hoteleve.Të gjithë ata investitorë që janë të interesuar për turizmin në Shqipëri, tashmë mund të përfitojnë nga pasuritë e paluajtshme shtetërore, të cilat mund ti marrin në dorëzim vetëm me 1 euro.Projektligji i ri për turizmin tashmë është dorëzuar në Kuvend dhe pritet që të nisë diskutimet në Komisionet përkatëse.Në relacion thuhet se qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik dhe të tërheqë vizitorë vendas e të huaj.Ky ligj gjithashtu ka si synim të rregulloj veprimtaritë e sipërmarrjeve turistike për investitorët vendas e të huaj, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë.Në projektligj përcaktohet se në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit shteti do të marrë rolin e zhvilluesit si dhe do të përfshihet në forma të ndryshme partneriteti.Në rastin e investimeve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e strukturave akomoduese dhe strukturave të tjera turistike.Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet. Vënia në dispozicion e këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore mund të bëhet edhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 euro.Risi në këtë projektligj është edhe krijimi i sistemit kombëtar të klasifikimit sipas kategorive përkatëse të strukturave akomoduese.Brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjitha strukturat akomoduese ekzistuese do të klasifikohen.Pas kësaj periudhe, asnjë strukturë akomoduese nuk do të lejohet të ushtrojë veprimtarinë pa marrë çertifikatën e klasifikimit.Çdo strukturë akomoduese do të riklasifikohet një herë në 4 vjet.Gjithashtu në ligj sanksionohen edhe rregullat për agjensitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë.