Lagarde-Varoufakis takim para skadimit të afatit të kthimit të borxheve

Ministri grek i Financave,Yanis Varoufakis  ndodhet sot në Uashington për të takuar me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, katër ditë para skadimit të afatit të fundit ku Athina duhet t’i kthejë paratë e marra borxh FMN-së.Sipas Ministrisë greke të Financave, dy funkisonarët do të kenë bisedime jozyrtare lidhur me programin e reformës të qeverisë greke.Takimi do të zhvillohet pavarësisht spekulimeve se Athina ndoshta nuk mund të jetë në gjendje të kthejë këstin prej 460 milionë eurosh FMN-së.