Rikthehet tensioni në Ukrainë, 6 ushtarë të vrarë në dy incidente

Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë në dy incidente të ndara në lindje të vendit, sipas raportimeve nga burimet e qeverisë së Kievit.Katër prej tyre u vranë pas një sulmi nga separatistët në qytezën Skastje të mbajtur nga rebelët, ndërsa dy të tjerë u hodhën në erë kur mjeti i tyre shkeli një minë anti-tank pranë qytetit-port të Mariupolit.Incidenti i parë rrezikon të lëkundë edhe më tepër armëpushimin e brishtë që është vendosur mes palëve që prej shkurtit, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.Të shtunën, qeveria ukrainase raportoi për vdekjen e tre ushtarëve të tjerë në një shërpthim pranë Donjeckut, një tjetër bazë e separatistëve.Presidenti, Petro Poroshenko, paralajmëroi se vendi duhet të përmirësojë dhe modernizojë industrinë e mbrojtjes, pasi kjo do të duhej më shumë se kurrë në rast se armëpushimi dështon plotësisht."Pavarësisht se ushtria ukraianse poi bindet armëpushimit, duhet të tregojmë që jemi në gjendje të kundërpërgjigjemin ndaj agresorit nëse ka shkelje", u tha Poroshenko ushtarëve të mbledhur në një Qendrën e Trajnimit të Gardës Kombëtare në periferi të Kievit.Që prej nisjes së konfliktit një vit më parë, 6000 vetë kanë mbetur të vdekur nga të dy palët.Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për ndihma me armatime ndaj separatistëve që kanë shpallur Republika të Pavarura në Donjeck dhe Luhansk, por Moska i mohon ato duke theksuar se rebelëve u janë bashkuar vetëm vullnetarë.