Pas shpërthimeve në Marinzë, dy gra në spital me helmim

Dy banore të Marinzës në Fier janë dërguar në spitalin rajonal me simptoma helmimi, mëngjesin e 5 prillit 2015, si pasojë e shpërthimit të puseve të gazit pak ditë më parë.Entela Nushi 39 vjeçe dhe Eglantina Nushi 38 vjeçe, u vendosën për disa orë nën kujdesin spitalor në Fier, pas probleme shëndetësore që ato shfaqën.Ato rrëfejnë se që prej shpërthimit të puseve me gaz të Bankers Petroleum, kanë ndjerë vazhdimisht dhimbje koke, tharje fyti, marrje mendsh dhe të vjella.Entela Nushi: “Më këputeshin gjunjët. Dje e sot kam pasur dhe prerje stomaku, barku. Ka shumë të tjerë që janë helmuar”Eglantina Nushi: “Sot është dita e katërt. Dje kam pasur dhimbje koke e të vjedha vrerë. Sot erdhëm këtu. Nga gazi që shpërtheu. Erdhën mjekët atë ditë, po pse mos do binin njerëzit topa topa atë ditë. Puset e ujit që kemi ne kanë shpërthyer gaz.”Sipas dy banoreve të sëmura të Marinznës, të njëjtat shenja kanë me dhjetëra banorë , të shfaqura për shpërthimit të fontanës së gazit mëngjesin e 1 prillit.Jashtë kamerave mjekët pohojnë se rasti i helmimit të dy grave, vjen si pasojë e ndotjes së ambientit në vendbanesat e tyre, ndërsa konfirmojnë se janë të parat prej banorëve të Marinzës të paraqitura në spital.Këto janë rastet e para që banorët e Marinzës në Fier shfaqin probleme shëndetësore pas shpërthimit të pusit të naftës.Ndërkaq situata vijon të jetë e vështirë në fshat, ku uji është i papërdorshëm dhe shtëpitë e dëmtuara.[caption id="attachment_489404" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Dy gratë e helmuara Në foto: Dy gratë e helmuara pas shpërthimeve në Marinzë[/caption]