Lufta e kosovës në TKOB, nën interpretimin e Filarmonisë kosovare

Shqipëria dhe Kosova kanë nisur bashkëpunimin e parë në kulturë, pas firmosjes disa javë më parë të kalendarit kulturor midis Ministrive të dy vendeve.Mbrëmjen e 4 Prillit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në kryeqytet u ngjit Filarmonia e Kosovës për të interpretuar koncertin simfonik “Njeriu me Armë/Meshë për Paqe” nga Kompozitori Karl Jenkis.Vepra, e cila është e ndarë në 13 pjesë eshte krijuar ne vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave te luftës së Kosovës dhe pasojat që ajo la në jetët e banorëve të këtij shteti.Koncerti “Njeriu me Armë/Meshë për Paqe” përkon edhe me 15 vjetorin e krijimit të Filarmonisë së Kosovës.