Moti i keq "pushton" vendin, përmbytje në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Moti i keq me reshje shiu, breshër, por edhe dëborë pushtoi mbarë vendin këtë të dielë.Mjaftuan disa orë shi i furishëm, që në kryeqytet të rikthehet problemi i përhershëm, ai i përmbytjes së rrugëve, duke paralizuar qarkullimin në pothuajsë të gjithë Tiranën.Situatë më problematike është shënuar në qendër të qytetit, e cila për orë me rradhë u bë pothuajse e pakalueshme.Motit të keq nuk i shpëtoi as Durrësi, ku gjatë pasdites për vetëm gjysmë orë shi, shumë zona u përmbytën. Kështu qarkullimi u paralizua në qendër të qytetit, pranë stacionit të trenit, por edhe në disa lagje. Ndërsa hidrovoret ishin të gjitha në punë.E njëjta situatë me reshje shiu e breshëri të furishëm u regjistrua të dielën edhe në Lezhë, ku 10 fshatra të dy komunave Zejmen dhe Kolsh kanë  mbetur prej orësh pa energji elektrike, pasi moti i keq dhe erërat e forta kanë dëmtuar fidrat.Edhe në Elbasan reshjet e vazhdueshme përgjatë të gjithë ditës kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në rrugët e lagjet kryesore të qytetit, ndërsa janë raportuar probleme për furnizimin me energji elektrike. Probleme të tilla janë raportuar edhe në Librazhd.Por kjo e dielë e tretë e pranverës, ka rikthyer edhe dëborën në zonat malore. Situata më e vështirë është paraqitur në zonat malore ku janë shfaqur vështirësi në lëvizjen e mjeteve, por nuk pati raportime për zona të bllokuara.Në qarkun e Kukësit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët e komunave të thella si Kalis, Grykë Çajë, Zapod e Shishtavec.Ndërkohë në Rrugën e Kombit po punohet në vazhdimësi nga mjetet borëpastruese, për largimin e borës.Në Dibër trashësia e dëborës shkon mbi 10 cm. Raportohet se në komunat Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan, qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me goma dimërore.Ndërkohë në qarkun e Korçës, ndonëse temepraturat janë ulur shumë nuk ka pasur reshje bore, por shi të dendur.[caption id="attachment_489280" align="aligncenter" width="640"]moti i keq durres (Ne foto: Permbytja e rrugeve te Durresit pas reshjeve)[/caption][caption id="attachment_489270" align="alignnone" width="640"]durres2 (Ne foto: Permbytja e rrugeve te Durresit pas reshjeve)[/caption][caption id="attachment_489271" align="alignnone" width="640"]tirane (Ne foto: Situata e rrugeve te Tiranes pas reshjeve intensive)[/caption]