Shkodër, vidhet banesa e të moshuarit, hajdutët marrin 4500 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2015, 08:47
Banesa e një të moshuari në Shkodër ka rënë pre e vjedhjes.Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Suka-Dajç, ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e 67-vjeçarit me iniciale M. V.Policia e Shkodrës bën me dije se grabitësit kanë vjedhur në banesë 4500 Euro dhe 1 kompjuter lap-top i Markës "Samsung".Nuk dihet nëse në momentin ne ngjarjes, i zoti i shtëpisë ishte apo jo në banesë.Ndërkohë blutë kanë nisur procedim penal pa autor, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.