Varoufakis-Lagarde: Greqia do të shlyejë borxhin 458 mln euro
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mirëpritur lajmin se Athina do të paguajë një pjesë të borxhit që i detyrohet FMN-së brenda kësaj jave.Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha pas takimit që pati me Ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis, në Uashington se kishin rënë dakord se paqartësia mbi aftësinë e Greqisë për të paguar apo jo borxhin, nuk është në interes të shtetit helen."Mirëprita konfirmimin nga Ministri që Greqia do të shlyejë një pjesë të borxhit në 9 prill” tha Lagarde. Kësti që do shlyhet kap vlerën e 458 milion eurove."I shpreha vlerësimin për angahzimin e tij në përmirësimin e aftësisë së grupeve teknike që të punojnë me përgjegjësi në Athinë dhe të përfshihen në diskutime me grupet në Bruksel," tha shefja e FMN-së.Ndërkohë Ministri grek i Financave,Yanis Varoufakis, tha se Greqia do të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve.Ai u tha gazetarëve në Uashington pas takimit me Lagarde se qeveria greke po planifikon të reformojë rrënjësisht vendin dhe do të përpiqet të përmirësojë efikasitetin e negociatave me kreditorët."Patëm një takim shumë frytëdhënës për propozimet e reformave greke, qeveria jonë është reformiste. Jemi të vendosur për të bërë reforma të thella, pasi këtë premtim u kemi dhënë votuesve dhe diskutimi që patëm me FMN është një hap i shkëlqyer në këtë drejtim.Diskutuam edhe për rritjen e efikasitetit të negociatave mes grupeve teknike si në Bruksel ashtu edhe në Athinë. U angazhuam për një komunikim më të mirë, pasi kjo është shumë thelbësore për ne, sepse FMN është një partner i rëndësishëm në përpjekjen e Greqisë për të dalë nga kriza”.Greqia po mbetet pa para, pasi BE dhe FMN kanë ngrirë ndihmën në pritje të një marrëveshje për reformat në vend.Athina nu ka marrë asnjë këst ndihme që prej gushtit të shkuar dhe pritet që kreditorët ndërkombëtare të vendosin pas reformave që u dorëzuan nga qeveria greke javën e kaluar.