Kurbin, peshkatarëvë të Patokut u hiqet e drejta e shfrytëzimit të lagunës
Pas humbjes së tenderit për shfrytëzimin e Luginës së Patokut, peshkatarët e zonës, të bashkuar në një kooperative, thonë se kompania fituese u favorizua për shkak të lidhjeve të saj me politikën. Peshkatarët kërkojnë të bëhet transparentë procesi i tenderimit të lagunës.Kurbin- Peshkatarët e Patokut në Kurbin të revoltuar rrëfejnë se kanë humbur të drejtën e shfrytëzimit të lagunës.Sipas tyre, pas 14 vitesh që kanë formuar koperativën e përbashkët të peshkatarëve, një firmë fantazëm ka dalë fituese e tenderit, të zhvilluar ditë më parë.Ata akuzojnë se pas kompanisë fituese qëndrojnë njerëz të lartë të politikës, ndërsa thonë se i kanë shkruar edhe Kryeministrit, për ta vënë në dijeni të situatës.Përfaqësuesi i peshkatareve të Patokut i ka bërë apel edhe Ministrit të Bujqesisë që të rishihet mënyra e tenderimit të shfrytëzimit të lagunës.Me anë të peshkimit në Luginën e Patokut, janë dhjetëra familje të cilat të ardhurat e tyre i sigurojnë nga ky profesion.